Gazetari shqiptar “shokon” deputetin maqedonas: “Fol shqip, se…

Maqedonia

Gazetari shqiptar “shokon” deputetin maqedonas: “Fol shqip, se…

Më: 22 mars 2017 Në ora: 18:33
Ilija Dimovski

Në Kuvendin e Maqedonisë dje ka ndodhur një situatë e pazakonshme. Zakonisht gazetarët maqedonas kërkojnë prej politikanëve shqiptarë që pasi flasin shqip, të flasin edhe maqedonisht, sepse nuk e kuptojnë gjuhën shqipe.

Mirëpo një gazetar shqiptar i TV 21, në Kuvendin e Maqedonisë ka krijuar situatë të kundërt. Pasi ka dhënë deklaratë për mediumet deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në gjuhën maqedonase, i është parashtruar pyetja nga gazetari shqiptar. “Zotëri Dimovski, a mund të jeni deklaratën edhe në gjuhën shqipe, se nuk ju kuptova”, ka qenë kërkesa e gazetarit shqiptar, raporton Gazeta Lajm nga Kuvendi.

Dimovski nuk ka reaguar fare, por është “përgjigjur” vetëm me buzëqeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat