Në Moskë hapet sot Shtëpia ekspozuese tregtare e Maqedonisë

Maqedonia

Në Moskë hapet sot Shtëpia ekspozuese tregtare e Maqedonisë

Më: 23 mars 2017 Në ora: 09:20
”Fud Siti”

Edhe zyrtarisht në Moskë do të hapet sot Shtëpia ekspozuese tregtare e Maqedonisë në Moskë. Dërgesat e para që do të ekspozohen përfshijnë pemë të konzervuara dhe të thata, perime, prodhime mishi dhe qumështi, çajra, verë dhe pije tjera të nxehta.

Shtëpia gjendet në kompleksin ”Fud Siti”, vend ku janë të përqëndruar të gjithë eksportuesit e jashtëm dhe distributorët që punojnë në Rusi.

Sipas AIM-së, fillimisht, dhjetë kompani të Maqedonisë do të sigurojnë mbështetje të plotë komerciale, doganore dhe juridike për promovimin dhe ekspozimin e prodhimeve.

Në këtë shtëpi, kompanitë do të mund t’i deponojnë prodhimet e tyre që t’i kenë sa më afër afaristëve rus. Përndryshe, në vitin e kaluar, shkëmbimi tregtar ndërmjet Maqedonisë dhe Rusisë arriti në 191.9 milionë dollar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat