Ka filluar seanca e Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime

Maqedonia

Ka filluar seanca e Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime

Më: 23 mars 2017 Në ora: 12:14
Kuvendi i Maqedonisë

Ka vazhduar sot seanca bashkërenduese e Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime ku duhet që të zgjedhet kryetari i këtij komisioni.

Bëhet e ditur se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje, por është vërtetuar vetëm numri i anëtarëve që do të përfaqësojnë partitë politike në komisionin në fjalë.

Përmbyllja e kësaj çështje është parakusht për të vazhduar seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare, seancë që filloi më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat