Çbllokohet Kuvendi i Maqedonisë

Maqedonia

Çbllokohet Kuvendi i Maqedonisë

Më: 23 mars 2017 Në ora: 14:25
Kuvendi i Maqedonisë

Media bën të ditur se Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM-ja do të jetë kryetar i Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime.

Me këtë rast është çbllokuar procesi për vazhdimin e seancës konstituive të kuvendit të Maqedonisë, që tashmë është caktuar të vazhdojë këtë të premte.

LSDM-ja u tërhoq nga kërkesa e saj që kryetar i komisionit të jetë nga shumica parlamentare, me çka është plotësuar kërkesa e OBRM-PDUKM-së që kryetari të jetë nga partia që ka më shumë deputet në kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat