Pse po mban xhup Ahmeti, nga ftohti apo nga “Syri i Popullit”?

Maqedonia

Pse po mban xhup Ahmeti, nga ftohti apo nga “Syri i Popullit”?

Më: 23 mars 2017 Në ora: 19:57
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti

Dje dhe sot temperaturat në Maqedoni kanë shkuar deri në 23 gradë, duke krijuar një atmosferë të këndshme pranverore. Mirëpo opinioni ka mbetur pak i habitur nga paraqitja e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me një xhup paksa të trashë për këtë kohë. Ahmeti të njëjtin xhup e mbante shpeshherë edhe gjatë fushatës parazgjedhore që zhvillohej muajve të dimrit, kurse në rrjetet sociale kishte edhe vlerësime se ai mban xhupin për të fshehur jelekun antiplumb që mban gjatë fushatës.

Ahmeti me shumë bashkëveprimtarë të vetë nga BDI-ja (që tani po dalin më tepër se veprimtarë shqiptarë), janë gjetur në listën e Murat Jasharit, të dyshuar se tentoi të bëjë atentat ndaj avokatit dhe ish politikanit, Azem Vllasi.

Mediumet kanë shkruar se bëhet fjalë për listë të përgatitur nga organizata “Syri i Popullit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat