Radio Vatikani: Problemi real i Maqedonisë është kontesti i emrit me Greqinë, shqiptarët nuk karakterizohen me fundamentalizmin

Maqedonia

Radio Vatikani: Problemi real i Maqedonisë është kontesti i emrit me Greqinë, shqiptarët nuk karakterizohen me fundamentalizmin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 mars 2017 Në ora: 19:35
Maqedoni

A po zhytet juglindja dhe periferia e Europës në luftë qytetare? Presidenti Gjorge Ivanov ka hezituar prej në dhjetor ta mandatojë liderin opozitar, Zoran Zaev (LSDM) për të krijuar qeverinë. Ivanovi e akuzon Zoran Zaevin se cënon “sovranitetin e Maqedonisë - Zaevi ka krijuar shumicën sëbashku me partitë shqiptare. Prej disa javësh organizohen protesta nëpër rrugët e Shkupit dhe qyteteve tjera maqedonase për të kundërshtuar qeverinë e re. Eksperti i Europës juglindore, Dushan Reljiç, nuk mendon se bëhet fjalë për luftë qytetare, pasi lufta mbi të gjitha ka ardhur si krizë e pushteteve politike, shkruan radiovaticana.va.

“Në fakt Maqedonia ndodhet në një krizë të thellë politike. E gjithë kjo vjen si pasojë se nacionalist konservatorët e OBRM kundërshtojnë me çdo çmim krijimin e qeverisë së re të udhëhequr nga social demokratët.”

Ata frikësohet se shqiptarët mund të shtojnë ndikimin e tyre në vend. Popullata shqiptare, shumicë muslimane, dhe sllavët maqedonas, shumicë ortodokse sllave, nuk kanë konflikte fetare, precizon Reljiç. Shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtat e Maqedonisë.

“Prioriteti i pushteteve nuk është për shumicën maqedonase dhe pakicën shqiptare, por kush do fitojë resurset shtetërore. Natyrisht që një pjesë e këtij konflikti ka të bëjë me pyetje identitare. Kjo është pyetja: Kush është maqedonas? Kush është shqiptar? Do ketë Shqipëri të madhe? Nga Maqedonia kanë shkuar rreth 200 persona për të luftuar krahas Shtetit Islamik. Megjithatë fundamentalizmi islam nuk është karakteristikë e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë perëndimore.”

Themeli i problemit të Maqedonisë është diçka tjetër, në fakt emri i shtetit. Mbi të gjitha Greqia ka një problem me këtë.

“Maqedonia ka kryer suksesshëm reformat e kërkuara nga BE dhe prej vitesh është vend kandidat, megjithatë ka një veto greke për fillimin e bisedimeve. Përderisa nuk arrihet një e ashtuquajtur zgjidhje rreth emrit mes Athinës dhe Shkupit, nuk mund të ecin proceset përpara. Greqia shqetësohet me emrin “Maqedonia” pasi një pjesë e madhe e territorit të saj mban këtë emër, bile edhe në Bullgari. Zgjidhja e këtij problemi nuk duket e afërt.“/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat