OBRM-PDUKM: Vajgl të kërkojë falje për manipulimet politike

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Vajgl të kërkojë falje për manipulimet politike

Më: 25 mars 2017 Në ora: 09:22
OBRM-PDUKM

“Eurodeputeti Iva Vajgl ose nuk ka kuptuar diçka ose në mënyrë të vetëdijshme po vendoset në anën e kriminelit të falur Zoran Zaev dhe skenaristëve të tij me gënjeshtra të plasuara, përderisa ka dhënë një deklaratë të tillë”, ka reaguar OBRM-PRUKM-ja në deklaratën e Ivo Vajgl për AA, i cili tha se Gruevskit nuk i shkohet në burg për këtë arsye do të tentojë deri në fund.

“Denamtojmë ashpër se kryetari Nikolla Gruevski ka dhënë deklaratë që e përcjell Ivo Vajgl përmes mediave. Me këto dezinformata, Ivo Vajgl vetëm i hedh benzin zjarrit në krizën aktuale politike, në vend që hapur ta dënojë Deklaratën e Tiranës dhe përzierjen e shteteve fqinje në punët e brendshme të Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat