Koçan, “shoku i fëmijërisë” i Gruevskit është fshehur në Kosovë, ja lokacioni i dyshuar?!

Maqedonia

Koçan, “shoku i fëmijërisë” i Gruevskit është fshehur në Kosovë, ja lokacioni i dyshuar?!

Më: 25 mars 2017 Në ora: 15:25
Sead Koçan

Sead Koçan për momentin po fshihet në vendin e quajtur Vitomiricë në afërsi të qytetit të Pejës, tregojnë burime të përfshira në hetim.

Sipas disa burimeve, Koçan ër çdo ditë i ndryshon lokacionet e qëndrimit të tij për shkak të lëshimit të fletarrestit ndërlkombëtar kundër tij.

Në Kosovë është angazhuar një person me emrin Gero, pronar i një kompanie për transport „Gero Raisen“ nga qyteti Pazari i Ri.

Burime të njejta thonë se Koçan në Kosovë do të qëndrojë derisa nuk përfundon ndërtimi i vendit të fshehtë i cili për të po përgatitet në Sjenicë nën malin Peshter në Sanxhak.

Sipas kësaj informate, Koçan nuk ka ndërmend të kthehet në Maqedoni dhe të përballet me akuzat ë ngritura kundër tij. Koçan njihet si shok i fëmijërisë dh i shkollës i liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat