OJQ-të në Maqedoni paralajmërojnë për helmim masovik të qenve endacak

Maqedonia

OJQ-të në Maqedoni paralajmërojnë për helmim masovik të qenve endacak

Më: 25 mars 2017 Në ora: 18:57
Qente endacak

Pas tragjedisë në Kërçovë ku një katër vjeçarë humbi jetën nga kafshimi i qenve endacak, shoqata për mbrojtje të kafshëve paralajmëron se ka filluar mbytja dhe helmimi masiv i qenve në gjithë Maqedoninë. Nga kjo shoqatë apelojnë të mos keqpërdoren tragjeditë personale dhe fatkeqësitë për t’i mbytur kafshët.

“Ne si shoqata për mbrojtje të kafshëve shprehim shqetësim të madh që pas fatkeqësisë së katër vjeçarit, qytetarët masovikisht paralajmërojnë helmim dhe mbytje të kafshëve papronar. Helmimi bëhet në disa qytete dhe fshatra që do të thotë se bëhet në mënyrë të sinkronizuar dhe harmonizuar nga institucionet. Sot deri tek ne ka arriur një inçizim, ku shihen dy persona duke hudhur helm, për të mbytur kafshët e vogla. E dijmë se pas kësaj qëndron plan dhe organizim dhe dyshojmë në komuna”, thuhet mes tjerash në kumtesën e shoqatave për mbrojtjen e kafshëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat