Tensione në LSDM, deputetët shqiptarë dhe krahu i Pendarovskit nuk votojnë Talat Xhaferin?

Maqedonia

Tensione në LSDM, deputetët shqiptarë dhe krahu i Pendarovskit nuk votojnë Talat Xhaferin?

Më: 26 mars 2017 Në ora: 07:21
Talat Xhaferi

Në LSDM veçmë janë paraqitur pa kënaqësi të mëdha për shkak të paralajmërimeve se Talat Xhaferi do të zgjedhet kryetar i Parlamentit. Burime partike thonë se pakënaqësi ka jo vetëm te deputetët shqiptarë të LSDM-së, por edhe te përkrahësit e Stevo Pendarovskit, i cili si bartës liste në njësinë zgjedhore numër 1 shënoi rezultatin më të mirë të LSDM-së ne zgjedhjet e 11 dhjetorit.

“Votat e shqiptarëve për LSDM-në ishin vota kundër BDI-së, e jo vota që ne ta shperblejmë BDI-në me postin e kryeparlamentarit. Ekziston frikë se nëse ia japim BDI-së kryetarin e Parlamentit do t’i humbim votat shqiptare në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë arsye deputetët tanë shqiptarë vështirë se do ta votojnë Talat Xhaferin. Te përkrahësit e Pendarovskit ekziston refuzim për Xhaferin për shkak të kontributit që dha BDI-ja për zgjedhjen e Gjorge Ivanovit president shteti në zgjedhjet e vitit 2014, kur Pendarovski ishte kandidat i LSDM-së prandaj edhe disa deputetè të afërt me të vështirë se do ta votojnë Talat Xhaferin”, kanë deklaruar burime partiake për disa mediume maqedonase, transmeton Almakos.

“Opinioni shqiptar është deshperuar nga paralajmërimi se Talat Xhaferi mund të bëhet kryetar Parlamenti për shkak se ai në të kaluarën ishte oficer i JNA-së, kurse në UÇK u infiltrua në mënyrë misterioze pa marrë pjesë në asnjë betejë”, – shkruajnë disa oponionistë dhe komentues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat