Najçevska: Zgjedhje të reja mundet, por duhet të plotësohen disa kushte

Maqedonia

Najçevska: Zgjedhje të reja mundet, por duhet të plotësohen disa kushte

Më: 26 mars 2017 Në ora: 16:53
Mirjana Najçevska

OBRM-PDUKM-ja për çdo ditë përsërit qëndrimin e tyre për zgjedhje të reja, por për opozitën janë të papranueshme. Profesoresha Mirjana Najçevska në profilin e saj në Facebook ka shkruar disa kushte që duhet të plotësohen që të mbahen zgjedhje të reja.

“Zgjedhje të reja mund të ketë, nëse Kuvendi sjell vendim për formimin e një qeveri teknike në të cilën nuk do të ketë ministra nga partitë politike, në MPB të bëhen ndryshime drastike, të lëshohet Gjykata Kushtetuese dhe të zgjedhen nëntë gjykatës kushtetues, të zëvendësohet Zvërlevski me ndonjë anëtarë të PSP-së (për shembull Fatime), të ndryshohet gjithë DSK-ja dhe gjithsesi të ndryshohet Avokati i Popullit. Këto mund të krijojnë kushte minimale për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike”, shkruan Najçevska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat