Kuvendi i Maqedonisë sot vazhdon seancën konstituive

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë sot vazhdon seancën konstituive

Më: 27 mars 2017 Në ora: 07:07
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë sot do të vazhdojë seancën konstituive në të cilën do të zgjidhet kryetari, zëvendës kryetari, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Në rend dite të seancës është edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë.    

Partitë parlamentare pas takimeve treditore në Kuvend, të enjten arritën marrëveshje që kryetari i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të jetë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas burimeve partiake, me siguri ai do të jetë Ilija Dimovski.    

Sipas të dakorduarës paraprake nga partitë politike, VMRO-DPMNE-ja do të ketë gjashtë anëtarë në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, LSDM-ja pesë, ndërsa BDI-ja dhe Besa nga një anëtar.

Konfirmimi i propozimit për përbërje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për vazhdim të seancës konstituive kuvendore e cila filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre, për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës Ligjdhënëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat