Kuvendi i Maqedonisë rifillon punën, debate të nxehta mes deputetëve

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë rifillon punën, debate të nxehta mes deputetëve

Më: 27 mars 2017 Në ora: 13:11
Kuvendi i Maqedonisë

Ka rifilluar seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë ku deputetët diskutojnë për zgjedhjen e komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski ka thënë se kryetar i Kuvendit do të duhet të zgjedhet nga partia fituese, pra OBRM-PDUKM.

”Komisioni për emërim dhe zgjedhje nuk duhet të lejojë që të ketë kandidat për kryetar Kuvendi që më herët ka qenë i falur. Komisioni nuk duhet të lejojë deklarata nga shtetet tjera.” ka thënë mes tjerash Milloshoski.

”Kryetari i Kuvendit duhet të jetë i aftë dhe përshtatshëm për punën e kësaj shpie ligjvënëse. Kryetari i Kuvendit nuk duhet të mbrojë dhe të bëjë revizion Marrëveshjen e Ohrit e cila më parë është njohur nga të gjitha palët. Kryetari i ri duhet të udhëhiqet nda dëshira për të rihapur çështje etnike që kërkojnë zgjidhje binacionale dhe Maqedoni të ridefinuar.” tha gjithashtu Milloshoski.

”Dua që të reagoj duke parë se çfarë ndodh në këtë rend dite. është shumë problematike se si zvarritet puna e Kuvendit. Nëse nuk ka grupe parlamentare, na trego se pse ishim në koordinim tek ju në zyrë. Sot këtë që e shohim është jo logjike.” tha Oliver Spasovski nga LSDM.

Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM:

”Debati në Maqedoni në mes deputetëve është i garantuar me Kushtetutë. Ne pritëm më shumë interes nga deputët e LSDM dhe partnerët e koalicionit tuaj. Nga 50 të paraqitur për diskutim këtu jeni vetëm tre deputetë. Unë bëj thirrje që të respektohet Kushtetuta dhe të diskutojmë dhe për të pastruar disa dilema” tha Dimovski.

Xhevat Ademi, BDI

”Dua të them që apsolutisht kemi mirëkuptim për çdo gjë, për Rregulloren e Kuvendit dhe për të drejtën e debatës. Dua të apeloj tek të gjithë deputetët e Kuvendit që të kenë kujdes se çfarë kahje do t’i japim debatit. Mos e filloni debatin me tema të pa nevojshme. Mos e prishni integritetin tuaj si deputetë. Deklaratat e partive politike shqiptare i keni, ajo deklaratë është deklaratë e vendit. Mos manipuloni.” tha Ademi nga BDI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat