Ademi kërkon nga partia e Gruevskit që të mos ofendohen shqiptarët

Maqedonia

Ademi kërkon nga partia e Gruevskit që të mos ofendohen shqiptarët

Më: 27 mars 2017 Në ora: 17:37
Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi

Mos i ofendoni shqiptarët, ka kërkuar deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, nga Antonio Milloshoski dhe deputetët tjerë të OBRM-PDUKM, në mbledhjen konstituive në Kuvendin e Maqedonisë, ku po diskutohet për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit.

‘Çdo gjë ka një kufi, ddhe shpifjet, edhe insinuaca. Milloshoski, prej kur ju pengon e ashtuquajtura Platformë e Tiranës e cila nuk ekzistonte. Pas 29 janarit? As para 29 janarit, as pas 29 janarit ajo nuk ekzistonte. Shqiptarët në Maqedoni kanë legjitimitetin e tyre, organizatat e tyre legjitime ligjore politike, ata kanë një elitë politike ligjore dhe demokratike. Ata nuk kanë nevojë për udhëzime nga dokumentet e imponuara dhe nuk kanë nevojë për askënd të jenë punëtorë për të tjerët’, tha Ademi dhe e pyeti nëse OBRM-PDUKM i pengon që Talat Xhaferi të jetë kryetar i Parlamentit.

Milloshoski tha se askush në Maqedoni nuk i ka fyer shqiptarët.

‘Vërtet çdo gjë ka një kufi, por kufiri është Kushtetuta. Ne kurrë nuk kemi kaluar atë’, tha Milloshoski. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat