Seanca konstituive në Parlamentin e Maqedonisë po vazhdon

Maqedonia

Seanca konstituive në Parlamentin e Maqedonisë po vazhdon

Më: 27 mars 2017 Në ora: 18:26
Shkup

Në Maqedoni po vazhdon seanca konstituive në Parlamentin e Maqedonisë, por ende nuk ka ndonjë rezultat, pasi situatën e ka bllokuar presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kur refuzoi ta mandatojë kryetarin e LSDM-s, Zoran Zaev, për kryeministër.

Media ka raportuar se kjo vonesë po ndodh që të mos lejohet zgjedhja e kryeparlamentarit dhe kështu të shpenzohet kohë.

“Ajo çfarë po ndodh deri tani është debat kryesisht nga deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së. Por, edhe partitë shqiptare janë duke marrë pjesë në këtë seancë parlamentare, por nuk janë bërë pjesë e debatit”, ka njoftuar Sadiku.

Nëse vazhdon kjo gjendje në Maqedoni atëherë shkohet drejt një krize të thellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat