Promovim i raportit për efikasitetin e mbrojtjes juridike të të drejtave të njeriut

Maqedonia

Promovim i raportit për efikasitetin e mbrojtjes juridike të të drejtave të njeriut

Më: 28 mars 2017 Në ora: 09:05
Ilustrim

Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë sot do ta promovojë Raportin vjetor për efikasitet të mbrojtjes juridike në RM në vitin 2016, të punuar në kuadër të Projektit të USAID-it për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në promovim do të prezantohen shkelje e të drejtave që janë vërejtur dhe dokumentuar nga ana e projektit, me theks në diskriminimin, krizën e refugjatëve, si dhe analizën e efikasitetit të mekanizmave të vendosura me kushtetutë të vendosura me kushtetutë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Raporti do të promovohet në dy pjesë. Ky projekt i kushtohet avancimit të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike në RM përmes edukimit juridik, përfaqësimit strategjik dhe përforcimit të kapaciteteve të profesionistëve të rinj dhe organizatave civile.

Poashtu, projekti mundëson mbrojtje juridike të personave, të cilët konsiderojnë se të drejtat e tyre njerëzore janë shkelur me qëllim të vendosjes së praktikës adekuate rreth kësaj çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat