Shiti arën mbi 100 mijë euro, por nuk i gëzoi paratë!

Maqedonia

Shiti arën mbi 100 mijë euro, por nuk i gëzoi paratë!

Më: 28 mars 2017 Në ora: 10:20
Ilustrim

Mbrëmë nga shtëpia e 45-vjeçarit S.I. nga Araçina e Shkupit janë vjedhur 120 mijë euro, tani për tani ende person i panjohur. Paratë e pronarit janë vjedhur pasi ai i ka marrë nga banka, gjegjësisht para të fituara nga shitja e arës.

Paratë kanë qenë të fshehura në dhomën e fjetjes. Pronari ka thënë se në shtëpi ka qenë e gjithë familja, por sipas tij, askush nuk e ka dëgjuar nuk hajduti ka hyrë brenda. Nga MPB thonë se është duke u kryer inspektim për rastin dhe kthimin e parave. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat