Zaevi shprehet për dajle nga kriza, Ademi nuk flet para kamerave për planin tjetër të daljes nga kriza politike

Maqedonia

Zaevi shprehet për dajle nga kriza, Ademi nuk flet para kamerave për planin tjetër të daljes nga kriza politike

Më: 28 mars 2017 Në ora: 13:47
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë i ka vazhduar punimet e seancës konstituive për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, zv.kryetarin, anëtarët dhe zëvendesuesit e Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime.

Në rend dite është zgjedhja e kryertarit të kuvendit. Më herët, TV21 bëri të ditur se deputetët Dimovski dhe Milloshoski nga OBRM-PDUKM-ja u shprehën për zgjedhje të reja parlamentare, bashkë me ato lokale.

Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, para se të nisë seanca tha se edhe kjo formë e debatit në kuvend, është e lejueshme, ndërkaq i pyetur nëse ka ndonjë plan tjetër për çbllokimin e kuvendit, Ademi tha nuk ndahet gjithçka me opinionin, çka lë të kuptohet se ka një plan tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat