Është rritur prodhimi i duhanit, patateve dhe misrit në Maqedoni

Maqedonia

Është rritur prodhimi i duhanit, patateve dhe misrit në Maqedoni

Më: 28 mars 2017 Në ora: 14:37
Ilustrim

Për pesë për qind është rritur prodhimi i duhanit, për 4,3 për qind i patateve, ndërsa i misrit foragjere për 61,4 për qind në vitin e kaluar krahasuar me vitin 2015, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Zvogëlim më të madh në prodhim, statistika evidenton tek orizi, luledielli dhe trangujt.

Në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015 ka zvogëlim në prodhimtarinë tek të gjitha llojet e frutave, përveç tek pjeshkat.

Të dhënat statistikore tregojnë se vitin e kaluar në krahasim me vitin 2016 sipërfaqet bujqësore janë rritur për 0,2 për qind. Tek sipërfaqja e punuar ka rritje për 0,6 për qind, tek tokat e lërueshme dhe kopshtet, tek pemishtet për 1,8 për qind, ndërsa tek vreshtat për 1,6 për qind. Zvogëlim për 0,1 për qind ka tek kullosat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat