Shilegov: Për Gruevskin nuk ka vend në qeverinë e re

Maqedonia

Shilegov: Për Gruevskin nuk ka vend në qeverinë e re

Më: 28 mars 2017 Në ora: 19:36
Shilegov

VMRO-DPMNE nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes së krizës, pasi ajo është fajtori kryesor për të, ka thënë sot deputeti nga LSDM, Peter Shilegov.

Ekziston një marrëveshje për reformat, në bazë të së cilave do të punojë qeveria e re,në të cilën siç tha ai, nuk do të ketë vend për Nikolla Gruevskin.

Ekziston një marrëveshje, një marrëveshje qytetarësh, një marrëveshje për ndryshime, marrëveshje për unitet të Maqedonisë, për Maqedoni me ardhmëri euroatlantike, marrëveshje kundër ndarjeve, kundër izolimit. Kjo marrëveshje përkthehet në 67 mandate deputetësh nga të gjitha partitë, përveç DPMNE-së… Antonio Milloshoski pa sukses u mundua që ta paraqesë Nikolla Gruevskin si faktor. As Gruevski, as VMRO-DPMNE-ja nuk janë më faktor vendimmarrës më në Maqedoni. Politikanët si Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së të cilët krijuan këtë krizë, nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjes, porositi Shilegov.

Ai porositi VMRO-DPMNE-në që të pajtohen me faktin e të qenit opozitë dhe të ndërpresin frenimin që u bëjnë proceseve demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat