Martesat e minorenëve prezente edhe në Strugë

Maqedonia

Martesat e minorenëve prezente edhe në Strugë

Më: 29 mars 2017 Në ora: 21:23
Ilustrim

Edhe në Komunën e Strugës një problem tejet aktual familjar dhe social janë martesat mes minorenëve. Kjo dukuri nuk është ndalur edhe gjatë vitit të kaluar.

Të dhënat e Qendrës për punë sociale në Strugë, thonë se vetëm gjatë vitit 2016, janë regjistruar diçka më shumë se 20 martesa me minorene.

Dukuria në fjalë sipas këtij institucioni kërkon një analizë, por edhe aktivitetet në drejtim të uljes të numrit të këtyre martesave, të cilat në disa raste përfundojnë me probleme të shumta me pasoja për familjen dhe shoqërinë.

Është për t’u theksuar se nga martesat minorene janë dominante në vendbanimet rurale, por janë prezent edhe në qytet.

Sipas të drejtorit të Qendrës për punë sociale në Strugë,Vegim Nura, te 20 martesat në fjalë, janë vetëm femrat ato që janë nën-moshën e lejuar, të cilat janë nga 15 deri më 17 vjet.

Ai thotë se nga numri në fjalë dominojnë martesat minorene në fshatra, por ka shumë martesa të tilla edhe në qytetin e Strugës.

“Stafi i specializuar i institucionit tonë nga afër ndjek situatën në këto çifte konform rregullave dhe ligjeve në fuqi, sepse në të shumtën e rasteve këto martesa janë me pëlqim e të sapomartuarve, por edhe të vet prindërve. Ne si institucion jemi në çdo moment në ndihmë të kësaj kategorie duke filluar nga këshillim ashtu dhe në forma të tjera”, përfundon ai.

 Për njohësit e kësaj problematike martesat e parakohshme ndikojnë në rritjen e divorceve, por edhe dukurive të tjera në familja dhe shoqëri.

Sipas tyre, martesat në moshë të mitur, sidomos të femrave nuk mundësojnë që ato të integrohen në shoqëri, por edhe as të punësohen por ato i nënshtrohen një jete të izoluar në të shumtën e rasteve. Ata mbeten përgjithmonë të anashkaluar si në shtëpi, ashtu edhe në shoqëri.

Në Strugë tashmë është bërë traditë që dasmat zhvillohen gjatë stinës së verës sivjet pritet të zhvillohen më shumë se 500 dasma dhe gëzime të tjera familjare.

Struga është një nga vendbanimet që organizimi i dasmave dhe gëzimeve të tjera familjare, kontribuon shumë edhe në ekonomin lokale, sepse për to harxhohen mjete të konsiderueshme financiare që vënë në lëvizje disa sektor të ekonomisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat