ESHS: Rritet qarkullimi me ushqim, pije dhe duhan

Maqedonia

ESHS: Rritet qarkullimi me ushqim, pije dhe duhan

Më: 31 mars 2017 Në ora: 14:56
Ilustrim

Në tregtinë me pakicë, në shkurt të këtij vitit, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, ka pasur rritje të qarkullimit në grupin “tregti me pakicë me ushqim, pije dhe duhan”, rritje nominale për 2,3 për qind, ndërsa realisht për katër për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Në grupin “tregti me pakicë me karburante automobilistike” qarkullimi në mënyrë nominale është rritur për 12,1 për qind, ndërsa realisht është ulur për 5,9 për qind.

Ulje e qarkullimit është shënuar në grupin “tregti me pakicë me produktet ushqimore, përveç karburanteve” rritje nominale për 18 për qind, ndërsa realisht për 16,4 për qind, dhe në “tregtinë me pakicë, përveç tregtisë me karburante”, ku ulja nominale arrin 9,2 për qind ndërsa realisht për 8,4 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat