OBRM-PDUKM: Damjanovski incidentin me flamurin të mos e përdorë për pika politike

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Damjanovski incidentin me flamurin të mos e përdorë për pika politike

Më: 1 prill 2017 Në ora: 19:35
OBRM-PDUKM

Nga komiteti komunal i OBRM-PDUKM-së kanë dënuar ashpër incidentin e djeshëm në Kumanovë, kur disa të rinjë larguan flamurin maqedonas dhe ngirtën atë shqiptar në qendër të Kumanovës. Nga OBRM-PDUKM thonë se ky është akt që cënon thellë sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë. Nga kjo parti gjithashtu kërkojnë nga kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, të mos e lidhë këtë incident me ata.

“Ky akt anti-shtetëror paraqet shkelje të thellë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Maqedonisë. I bëjmë thirrje kryetarit dhe organizimit komunal të LSDM-së të mos e keqpërdorë këtë ngjarje për të përfituar politiksht, me atë që këtë incident ta lidhë me OBRM-PDUKM-në. Siguria dhe jeta e përbashkët janë më të rëndësishme se interesat tendencioze të kryetarit të LSDM, i cili i realizon ato në mënyrën më brutale”, thuhet mes tjerash në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat