Donald Trump nënshkroi urdhër ekzekutiv, heq vizat për Maqedoninë

Maqedonia

Donald Trump nënshkroi urdhër ekzekutiv, heq vizat për Maqedoninë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 2 prill 2017 Në ora: 23:26
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump

 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që lejon qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë në Amerikë pa viza, trasmeton portali USA-Televizion.http://usa-television.com/donald-trump-signs-a-visa-free-travel-policy-for-macedonia/

Nëse kjo nuk është ndonjë “FakeNews”, atëherë gjithsesi urdhëri i ri i ardhur ka ndryshuar politikat e vizës për Maqedoninë, i cili i lejon qytetarët e Maqedonisë të qëndrojnë në SHBA për një periudhë prej 180 ditësh për qëllime biznesi dhe turizmi. Për personat që dëshirojnë qëndrim më të gjatë se 180 ditë marrja e vizës do të jetë e nevojshme.

Natyrisht, që përfituesit do të jenë edhe shqiptarët e Maqedonisë, që do të udhëtojnë për në SHBA me visa-free travel , mbasi Presidenti Donald Trump, tanimë thuhet se e firmosi urdhërin eksekutiv, ku Presidenti Trump, thotë se ky akt do të forcojë tregtinë mes Maqedonisë dhe Amerikës.

Mirëpo, përveç kësaj, ka disa kushte, simbas lajmit të USA-Teelevizion.com, ku thuhet se qytetarët e Maqedonisë, që posedojnë dy nënshtetësi do të kenë të ndaluar hyrjen në SHBA nëse kanë pasaportë nga Siria, Iraku, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni, 6 shtetet me shumicë të konsiderueshme muslimane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat