LSDM akuzon Gruevskin dhe Ivanovin për krijimin e shtetit binacional

Maqedonia

LSDM akuzon Gruevskin dhe Ivanovin për krijimin e shtetit binacional

Më: 5 prill 2017 Në ora: 10:47
LSDM

Proceset demokratike në kohë sa më të shpejtë do të vazhdojnë me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit dhe caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re sipas shumicës vullnetare të qytetarëve, thonë nga LSDM.

Nga partia vlerësojnë se është palejueshme që deputetët e OBRM-PDUKM ta bllokojnë punën e Kuvendit, ndërsa nga ana tjetër që Gjorge Ivanov të mos e caktojë mandatarin.

‘Ivanov dhe Gruevski nuk guxojnë më të punojnë në krijimin e shtetit binacional dhe të ndalojnë jetën e përbashkët të komuniteteve’, thuhet ndër të tjera në komunikatën e LSDM-së.

Nga atje thonë se proceset reformuese janë të një prioriteti të lartë në programën e qeverisë së re të reformave. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat