Gjykata e Lartë akoma nuk ka caktuar seancë për rastin e Sead Koçan

Maqedonia

Gjykata e Lartë akoma nuk ka caktuar seancë për rastin e Sead Koçan

Më: 6 prill 2017 Në ora: 20:03
Sead Koçan

Gjykata e Lartë ende nuk ka caktuar seancë të përgjithshme në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Publike për heqjen e masës së paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan. Nga gjykata më e lartë, Prokuroria e Marko Zvërlevskit kërkoi të hiqet paraburgimi për pronarin e televizionit Nova.

Ndaj kësaj reagoi Prokuroria Speciale e cila e tërhoqi kërkesën e Prokurorisë së rregullt dhe kërkoi largimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Jovo Vangelovski për shkak se edhe ai është pjesë e materialeve të përgjuara. Derisa pritet seanca në të cilën pesë gjykatës do të vendosin nëse Sead Koçan do të shkojë në burgun hetimor në Shutkë.

Ai tashmë një muaj është në arrati, ndërsa policia e kërkon atë me fletarrest ndërkombëtarë. Koçan akuzohet se me dokumentacion të falsifikuar nga shteti ka fituar tender në vlerë prej mbi 17 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat