LSDM: Pengimi i vullnetit të shumicës shkon në dëm të të gjithë qytetarëve

Maqedonia

LSDM: Pengimi i vullnetit të shumicës shkon në dëm të të gjithë qytetarëve

Më: 7 prill 2017 Në ora: 11:18
LSDM

LSDM-ja sot përmes një kumtese thekson se proceset demokratike do të vazhdojnë dhe duhet të mundësohet transerimi i qetë i pushtetit sipas vullnetit të shumicës së qytetarëve.

‘Vullneti i shumicës do të respektohet sipas Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe ligjeve. Maqedonia do të ketë kryetar legjitim të Kuvendit, Kuvend funksional dhe qeveri reformuese kushtuar interesave të qytetarëve të Maqedonisë’, qëndron në kumtesë.

Sipas LSDM-së, pengimi i vullnetit të shumicës shkon në dëm të të gjithë qytetarëve, në dëm të shtetit dhe institucioneve dhe vlerëson se asnjë kërcënim ose retorikë e dhunshme apo provokim nga ana e OBRM-PDUKM-së nuk do ta pengojë këtë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat