Todorov: LSDM-ja planifikon me dhunë të merr pushtetin para Pashkëve

Maqedonia

Todorov: LSDM-ja planifikon me dhunë të merr pushtetin para Pashkëve

Më: 8 prill 2017 Në ora: 20:14
Anëtari i Komitetit Qendror në OBRM-PDUKM-në, Nikolla Todorov

Anëtari i Komitetit Qendror në OBRM-PDUKM-në, Nikolla Todorov, ka qenë i ftuar në TV24 ku ka folur rreth situatës aktuale në Kuvendin e Maqedonisë dhe zgjidhjet e mundshme për të dalur nga kriza. Ai gjatë kësaj interviste theksoi se LSDM-ja planifikon që me dhunë ta merr pushtetin para festës së Pashkëve, ndërsa theksoi se do t’i përgjigjen në të njëjtën mënyrë.

“Shpresoj se do të përmbahen nga çfarëdo tentimi për dhunë për të marrur pushtetin dhe shpresoj se idetë e tilla të LSDM-së nuk do të marrin miratim”, theksoi Todorov.

Sa i përket zhbllokimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re, Todorovi fajësoi LSDM-në, për shkak se sipas tij, dëshiron të aplikojë Deklaratën e Tiranës dhe përderisa nuk largohet nga ajo nuk do të zhbllokohet Kuvendi. Ndërkaq, si zgjidhje të dytë tha se janë zgjedhjet e reja parlamentare së bashku me ato lokale.

Ndërsa sa i përket bisedimeve me BDI-në gjatë kohës që Nikolla Gruevski ishte mandatar, Todorov tha se në 10 ditët e para nuk ka pasur fare bisedime, ndërsa më pas menjëherë e kanë refuzuar dhe nuk arritën të mirren vesh me BDI-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat