Bëhen pesë vjet nga vrasja e pesë të rinjve në Smilkovë

Maqedonia

Bëhen pesë vjet nga vrasja e pesë të rinjve në Smilkovë

Më: 12 prill 2017 Në ora: 10:12
Vendi i vrasjes se te rinjeve

Sot bëhen pesë vjet nga vrasja e bujshme e pesë të rinjve në liqenin e Smilkovës, akt që për shumkë ngjallë dyshime rreth autorëve të krimit.

Të vrarë ishin katër të rritur të moshës 18 deri 21 vjeçare nga Radishani, si edhe një 45 vjeçar nga Creshova. Obduskioni tregoi se ata janë vrarë me tre lloje armësh zjarri që tregon se ka patur tre vrasës.

Për këtë rast u inicua lënda hetimore ”Monstra” ku me burgim të përjetshëm janë dënuar Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Vetëm Sejdi Rami nuk u dënua.

Ende është në pritje estradimi i dy të dyshuarve tjerë, Afrim Demiri dhe Agim Ismailoviq të cilët janë strehuar në Kosovë. Shqiptarët organizuan disa protesta për të kërkuar lirimin e të dënuarve, pasi që besohet se rasti është i monutar ndaj tyre, por asgjë konkrete nuk ka ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat