Muhiq: OBRM-PDUKM, faktor kryesor për bllokimin e punës së Kuvendit të Maqedonisë

Maqedonia

Muhiq: OBRM-PDUKM, faktor kryesor për bllokimin e punës së Kuvendit të Maqedonisë

Më: 12 prill 2017 Në ora: 18:10
Ferid Muhiq

Deputeti më i vjetër në Kuvendin e Maqedonisë, akademiku Ferid Muhiq ka kritikuar OBRM-PDUKM-në për qasjen ndaj zgjedhjeve dhe zgjidhjeve të krizës të zhbllokimit të shtëpisë ligjvënëse.

”Ofendimet janë të rënda për atë që i thotë. OBRM-PDUKM është faktor kryesor për bllokimin e punës së Kuvendit të Maqedonisë, pasi nuk kanë qëllim që sistemi të funksionojë dhe Kuvendi të punojë si duhet. Dimovski thotë se ata janë fitimtarë, ndërsa LSDM-ja është në opozitë. Më falni, e pse fituesi atëherë duheshka të kërkojë revansh?” pyeti Muhiq nga foltorja e Kuvendit.

Ndryshe, puna e Kuvendit edhe sot ka vazhduar të shkojë me ofendime dhe etiketime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat