Gjobitet një drejtor i DSK për mosbashkëpunim me PSP-në

Maqedonia

Gjobitet një drejtor i DSK për mosbashkëpunim me PSP-në

Më: 14 prill 2017 Në ora: 13:40
Prokuroria Speciale

Një drejtor është gjobitur kurse tetë të tjerë do të kursehen me nga 2500 deri 5000 euro, pasi Gjykata penale refuzoi 8 nga 9 kërkesat e psp-së që të gjobiten personat përgjegjës nga institucionet të cilat nuk i kanë dorëzuar të dhënat e duhura.

Këto të dhëna dhe vendimet anonime të gjyqtarëve të penales Telma i ka siguruar përmes kërkesës për qasje publike deri tek informacionet pasi nga gjykata nuk kanë marrë përgjigje. Shkak për mos përgjigjen ka qenë se ky vendim për të gjobitur drejtorin akoma nuk ka hyrë në fuqi.

Sipas burimeve bëhet fjalë për drejtorin e DSK-së ( Drejtoria për Kundërzbulim dhe Siguri), Vlladimir Anastasovski, i cili do të duhet që të paguajë gjobë në vlerë prej 2500 eurove, nëse ky vendim hyn në fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat