LSDM: Vullneti i shumicës do të respektohet, do të ketë drejtësi dhe liri për të gjithë

Maqedonia

LSDM: Vullneti i shumicës do të respektohet, do të ketë drejtësi dhe liri për të gjithë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 09:08
LSDM

LSDM-ja në kumtesën e sotme ju bën thirrje qytetarëve që të jenë të qetë gjatë ditës së festave. Ata thonë se shumë shpejtë në Maqedoni do të jetohet në demokraci, liri, barazi, vlera që sipas tyre, qytetarët i zgjodhën në zgjedhjet e fundit.

“Retorika dhunuese, kërcënimet dhe kriminelët do të zëvendësohen me jetë cilësore për të gjithë dhe drejtësi. Shumica e qytetarëve vendosën për barazi dhe integrim, jo në ndarje dhe izolim. Maqedonia unitare do të jetë shtet bashkëkohor, në hap me demokracinë botërore, shoqëri për gjithë qytetarëve, në vend të një familje”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se shumica parlamentare është e detyruar t’i sigurojë qytetarët, të cilët i përfaqëson në Parlament dhe se shumë shpejtë do të zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit dhe qeveria e re reformuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat