Thirrje për trajnim në bletari për personat e papunë në rajonin lindor në Maqedoni

Maqedonia

Thirrje për trajnim në bletari për personat e papunë në rajonin lindor në Maqedoni

Më: 15 prill 2017 Në ora: 12:49
Bletëmbajtës

Programi për mbrojtjen e natyrës në Maqedoni organizon trajnim për të rinjtë të cilët janë pa punë, të cilët në të ardhmen dëshirojnë të merren me bletari. Për këtë qëllim është publikuar thirrje për kandidatët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në trajnim, të cilët janë deri në moshën 35 vjeçare.

Trajnimin mund ta ndjekin edhe femrat (për to nuk ka kufij të moshës). Kandidatët duhet të jenë banues në Berovë, Vinicë, Dellçevë, Zërnovci, Karbinci, Koçani, Makedonska Kamenica, Pehçeë, Probishtip, Çeshinovë dhe Shtip.

Thirrja do të jetë e hapur deri më 26 prill, ndërsa trajnimi do të organizohet nga muaji maj deri në shtator 2017, në ditë të ndara pune. Trajnimi do të realizohet nga bletari të cilat gjenden në afërsi të liqenin artificial Gratçe në Koçani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat