Ivanovi kërcënon Zaevin: Do të shkosh në burg

Maqedonia

Ivanovi kërcënon Zaevin: Do të shkosh në burg

Më: 15 prill 2017 Në ora: 16:57
Geroge Ivanov dhe Zoran Zaev

Presidenti maqedonas në intervistën për "Viner Cajtung" përsëri ka kërcënuar me burg kreun e LSDM-së Zoran Zaev nëse ky i fundit nuk vjen në pushtet. Ai thotë se nuk do t'i jepte mandatin e Zoran Zaevin sepse është duke e luajtur një lojë të pabesë dhe se nuk po e bënë detyrën që ju dha, duke aluduar në Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare apo siç e quan ai "Platforma e Tiranës".

"Ai i humbi zgjedhjet në dhjetor. Unë mendoj se ai nuk e din në çfarë loje ka hyrë. Ishte i verbër prej dëshirës për të ardhur në pushtet. Tani ndodhet në situatë delikate. Nëse nuk arrin të vijë në pushtet, ai mund të përfundoj në burg. Unë nuk kërcënohem. Institucionet e Maqedonisë në moment të caktuar do të veprojnë kundër tij, do ti hetojnë të gjitha rrethanat. Për shembull, do të jetë interesante pyetja se kush ja ka dhënë bisedat e përgjuara – kërcënoi Ivanov."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat