Në Maqedoni shfaqen organizata të rrezikshme paraushtarake

Maqedonia

Në Maqedoni shfaqen organizata të rrezikshme paraushtarake

Më: 16 prill 2017 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Në Maqedoni kanë dalë në skenë disa organizata të cilat kanë shfaqur tendencën për t'u shndërruar në lëvizje nacionaliste paraushtarake, me synimin e shprehur për të mbrojtur vendin qoftë edhe me mjete të dhunshme nga rreziku i një qeverie në mes Lidhjes Social Demokrate dhe partive shqiptare, shkruan Zëri I Amerikës.

Ende nuk ka pasur asnjë reagim prej institucioneve përkatëse shtetërore lidhur me këto zhvillime. Analisti Nano Ruzhin thotë se mesazhi dhe imazhi i këtyre organizatave i përngjet dukshëm periudhës së Millosheviçit para luftërave të viteve nëntëdhjetë në ish-Jugosllavi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat