Selmani: Ka dy mënyra si LSDM-ja të marrë dorë pushtetin

Maqedonia

Selmani: Ka dy mënyra si LSDM-ja të marrë dorë pushtetin

Më: 16 prill 2017 Në ora: 15:15
Bashkim Selmani

Pedagogu i së drejtës, Bashkim Selmani, ka thënë për mediat maqedone se LSDM-ja ka dy mënyra se si të marrë në dorë pushtetin.

“Në këtë rast LSDM-ja mund të krijojë një rrethanë tjetër dhe të marrë pushtetin në formën legjitime pa marrë parasysh se cila do të jetë hapësira, a është Kuvendi apo në ndonjë rrethanë tjetër. Pra janë dy mënyrat, LSDM ka legjitimitet juridik, mirëpo gjendja faktike është e kundërt nga ajo që po e mban peng VMRO-ja. Tani çdo gjë që mund të ndodhë, përgjegjëse do të jetë shumica parlamentare e cila nuk ka guximin për të realizuar dhe marrë dhe vënë në funksion juridik pushtetin”, ka thënë Selmani.

Sipas analistëve, çdo tentativë për t’i marrë kompetencën kryetarit legjitim të parlamentit, do të cilësohet si një puç dhe dhunë ndaj demokracisë të cilën pasatj fuqishëm do ta dënojnë me masa konkrete të gjitha fuqitë perëndimore.

Kujtojmë se nga LSDM-ja kanë premtuar se shumica e re shumë shpejt do t’i zhbllokojë proceset demokratike në pajtim me rregulloren, kushtetutën dhe ligjet, por deri më tani asgjë konkrete për t’i dhënë fund debatit në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat