Të martën do të vazhdojnë protestat kundër gjuhës shqipe në Maqedoni

Maqedonia

Të martën do të vazhdojnë protestat kundër gjuhës shqipe në Maqedoni

Më: 16 prill 2017 Në ora: 18:45
Protesta ne Maqedoni

Gjatë ditës së martë do të vazhdojnë protestat e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, kundër Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare dhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe në gjithë territorin e Maqedonisë.

Përfaqësuesit e kësaj iniciative kanë protestuar për 45 ditë me radhë në qytete të ndryshme të Maqedonisë, pasi mendojnë se nëse pranohet Deklarata e përbashkët e partive shqiptare do ta rrezikohet karakteri unitar i shtetit.

Nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” kanë lëshuar kritika të ashpra edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe ambasadorëve të huaj në vend, duke kërkuar nga ata të mos përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat