Maqedoni, duhani do të mbillet në hapësira më të mëdha se vitin e kaluar

Maqedonia

Maqedoni, duhani do të mbillet në hapësira më të mëdha se vitin e kaluar

Më: 16 prill 2017 Në ora: 21:12
Ilustrim

Rritje të hapësirave të mbjelljes dhe rritje të çmimeve të shitjes, janë ndryshimet që duhanxhinjtë kanë vendosur t’i bëjnë për këtë vit me duhanin. Ata janë të kënaqur nga çmimi mesatar i shitjes së duhanit për vitin që kaloi dhe për këtë arsye kanë vendosur të zgjerojnë hapësirat e mbjelljes.

Ndërsa në vazhdë janë përfundimet e marrëveshjes me ndërmarrje të cilat do ta blejnë duhanin dhe që pritet të japin çmim më të madh.

Nga Ministria e Bujqësisë informojnë se, deri në fund të marsit janë kërkuar 23,400 lista evidentuese, ndërsa deri më 10 prill ishte afati për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja për hapësirat mbjellëse të duhanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat