Me kë do të takohet Bildt në Shkup dhe Tetovë?!

Maqedonia

Me kë do të takohet Bildt në Shkup dhe Tetovë?!

Më: 17 prill 2017 Në ora: 14:23
Ish-ministri i jashtëm i Suedisë, Carl Bildt

Ish-ministri i jashtëm i Suedisë, Carl Bildt në logarinë e tij në Twitter parlajmëroi vizitën në Maqedoni. "Në Turne për krizën në Shkup nesër. Dhe pastaj në Beograd. Gjithmonë Ballkani ", - ka shkruar ai.

Bildt, i cili tani është bashkëkrysues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, vizitën në Shkup e  njoftoi mbrëmë në Twitter, ku ka publikuar një fotografi të përgatitjes për fluturim nga Bolonja për në kryeqytetin maqedonas.

Informacionet për agjendën e takimeve të tija janë bosge dhe jozyrtare. Portali në gjuhën maqedone Makfax informon jozyrtarisht se  Bildt do të takohet me përfaqësuesit e LSDM-së në Shkup dhe me përfaqësues të  BDI në Tetovë. Nga Ministria e Punëve të Jashtme akomae nuk ka konfirmim nëse ai do të ketë takime me zyrtarët e qeverisë.

Përndryshe Carl Bild ka qenë deputet special i BE-së për ish Jugosllavinë, përfaqësues i lartë i BE-së për Bosnjë dhe Hercegovinën, si dhe deputet special i OKB-së për Ballkanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat