LSDM: Do të përgatisim ligj të ri për mbrojtje të trashëgimisë kulturore

Maqedonia

LSDM: Do të përgatisim ligj të ri për mbrojtje të trashëgimisë kulturore

Më: 17 prill 2017 Në ora: 17:08
LSDM

“Sipas shembullit të vendeve të zhvilluara evropiane, qeveria e re reformuese do të përgatisë ligj të ri për mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Ai do të përmbajë lista të monumenteve nga rëndësia nacionale, që do të jetë dokument nga karakteri publik, i disponueshëm për qytetarët. Qeveria e re do të përpunojë strategji për sanimin e gjendjeve në të cilat gjendet trashëgimia kulturore” deklaroi sot në një konferencën për shtyp Robert Alagjozovski, kryetar i Komisionit për kulturë nga radhët e LSDM-së.

Në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Monumente Kulturore dhe Lokalitete – 18 prilli, e cila sivjet fokusohet në trashëgiminë kulturore dhe turizmin e qëndrueshëm, Allagjozofski porositi “Republikën e Maqedonisë asnjëherë më të mos e presë me lokalitete të lëna pas dore dhe të shkatërruara, të vlefshme dhe të rëndësishme historike dhe pasuri të pavlefshme natyrore dhe kulturore.

Ai paralajmëroi edhe për masa tjera që planifikojnë t’i ndërmarrin për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, nëse ata vijnë në pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat