As Bildt nuk sheh dritë në fund të tunelit Maqedoni

Maqedonia

As Bildt nuk sheh dritë në fund të tunelit Maqedoni

Më: 17 prill 2017 Në ora: 17:10
Bashkëkryesuesi i Këshillit të Evropës për Marrëdhënie me Jashtë Carl Bildt

Bashkëkryesuesi i Këshillit të Evropës për Marrëdhënie me Jashtë Carl Bildt, në një publikim tjetër në rrjetin social twitter sot ka komentuar situatën politike në Maqedoni.

“Asnjë zgjidhje për krizën kushtetuese në Shkup nuk duket në horizont. Llogoret duket se po thellohen edhe më tej. Situata është e rëndë”, ka shkruar ai.

"Dritë në fund të tunelit Maqedoni", para Bildtit, nuk kishte parë as lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Carl Bildt po qëndron për vizitë në Shkup, ndërsa pritet që gjatë ditës së nesërme të ketë takime me liderët politik të vendit.

Dëshpërimin e njërit prej diplomatëve më në zë evropianë, ish-kryeministrit suedez, me siguri do ta ketë shtuar edhe refuzimi i presidentit maqedonas Gjorge Ivanov për t'u takuar me të, shkruan Gazeta Express.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat