Mandati i PSP-së po afrohet drejt fundit, “bombat” mund të mos pranohen si prova

Maqedonia

Mandati i PSP-së po afrohet drejt fundit, “bombat” mund të mos pranohen si prova

Më: 17 prill 2017 Në ora: 17:34
Treshja nga Prokuroria Speciale

Nesër pritet rifillimi i debatit në Këshillin e Gjykatës së Lartë lidhur me kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe për përdorimin e materialeve nga “bombat” e opozitës si prova në proces.

Në këtë debat gjithashtu do të diskutohet edhe për mundësinë që vetëm prokurori publik Marko Zvërlevski të ketë mundësinë që të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, duke përfshirë këtu edhe lëndët e Prokurorisë Speciale.

Bombat e opozitës janë pranuar në rastin “Spiuni” ndërsa në rastin “Shuplakat e Zhernovskit” gjykatësja refuzoi një gjë të tillë. Ndërsa, për profesoreshën universitare Besa Arifi, nuk ka dilema se bisedimet e përgjuara mund të përdoren si prova. Sipas saj, në afatin e fundit kur PSP-ja mund të ngrit akuza, po bëhet sabotazh në punën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat