Penda e Likovës "Pushtohet" nga mbeturinat

Maqedonia

Penda e Likovës "Pushtohet" nga mbeturinat

Më: 17 prill 2017 Në ora: 20:13
Penda e Likovës "Pushtohet"

Shishe plastike, drunjë të kalbur dhe varka të prishura kanë pushtuar murin e pendës së Likovës, nga ku me ujë të pijshëm furnizohet Kumanova me rrethinë. Këto mbeturina kanë formuar një deponi mbi ujin e kësaj pende, që përbën rrezik për ndotjen e ujit.

“Kjo është penda e Gllazhnjës në Komunën e Likovës, e cila furnizon me ujë  130 mijë banorë të rajonit të Kumanovës, por është e mbushur me mbeturina”

Drejtori i Ekonomisë së Ujërave në njësinë rajonale të Kumanovës, Emërlla Ukshini thotë se nuk është hera e parë që kjo po ndodh, dhe se përsëritet çdo ditë.  Ai gishtin e drejton tek  peshkatarët, që dalin për peshkim dhe për rekreacion.  Nga kjo ndërmarrje nuk saktësojnë se kur do të dalin për pastrim.

“Si ekonomi e ujërave, nuk posedojnë ndenje mjet lundrimi për një shpejtësi ti sanojmë ato mbeturina, por me punëtorët që posedojmë, ku numri i tyre është mjaft i vogël orvatemi sa më shpejtë ti tërheqim ato mbeturina nga penda Likovës”, tha Emërlla Ukshini, Drejtor i ujerave.

Pak metra më poshtë, në hyrje të pendës tjetër të Likovës është krijuar edhe një deponi tjetër e egër, duke bllokuar një pjesë të rrugës që çon nga fshati Likovë drejt pendave. Inspektorati komunal i Likovës thotë se faji është tek qytetarët e papërgjegjshëm që hudhin mbeturinat ku të munden.

“Jemi në teren gjithë një. Mirëpo po kemi problem shumë, gjitha mbeturinat që grumbullohen, ata  po bëhet pas orarit të punës. Po kemi raste që kemi kapur njerëzit dhe të njëjtit janë dënuar dhe me marrëveshje ose kanë bërë pastrimin dhe si komunë kemi vepruar në atë momente, por duhet të gjemë një zgjidhje se si ta menaxhojmë këtë problem”, u shpreh Dije Arifi, Komuna e Likovës.

Sipas saj, duhet të merren masa nga organet e rendit për të siguruar zonën, me qëllim të ruajtjes së ambientit dhe shmangies së rrezikut të ndotjes së ujit, pasi që nga këto penda furnizohet një komunë e tërë.   Nga komuna e Likovës fajësojnë se edhe qytetarë nga komuna e Kumanovës vijnë aty dhe i zbrazin mbeturinat, sidomos siç thonë materiale të mbetjeve të betonit dhe mbeturina të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat