Rrezik prej shembjeve në një pjesë të rrugëve në Maqedoni

Maqedonia

Rrezik prej shembjeve në një pjesë të rrugëve në Maqedoni

Më: 18 prill 2017 Në ora: 08:46
Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë

Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektimin e sinjalizimit të vendosur rrugor, njofton AIM.

Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Kamenica e Maqedonisë-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjedisve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje jashtë vendit nuk ka pritje të gjata. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat