Qytetarët e Maqedonisë dëshirojnë që të ndajnë hedhurinat, por mungojnë koshat e posaçëm

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë dëshirojnë që të ndajnë hedhurinat, por mungojnë koshat e posaçëm

Më: 18 prill 2017 Në ora: 11:31
Kosh plehrash

Thuajse 90% e qytetarëve të Maqedonisë do të bënin ndarjen e bërllogut nëse në afërsi do të kishin shportë të posaçme hedhurinash për t’i ndarë ato.

Sipas anketës së realizuar nga Pakomak, të rinjtë më pak i kushtojnë vëmendje ndarjes së hedhurinave, kurse prindërit më të vjetër se 30 vjeç bëjnë ndarje më të madhe.

Anketa është realizuar në shkurt të këtij viti në Shkup, Kumanovë, Manastir, Strumicë, Tetovë, Shtip dhe Ohër dhe janë përfshirë 1000 persona të grupmoshave të ndryshme. Hulumtimi tregon se qytetarët në qytetet më të mëdhaja kanë vetëdijësim më të madh për këtë çështe.

Mbi 50% e të pyeturve kanë pohuar se mungesa e koshave të posaçëm për hedhurina është arsyeja kryesore e mosndarjes së bërllogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat