PEPR: Sjellja e deputetëve të OBRM-PDUKM nuk është e përgjegjshme

Maqedonia

PEPR: Sjellja e deputetëve të OBRM-PDUKM nuk është e përgjegjshme

Më: 18 prill 2017 Në ora: 11:35
Samka Ibraimovski

Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve (PEPR) përmes një komunikate ka reaguar ndaj sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve të OBRM-PDUKM në Kuvend, duke e zvarritur seancën konstituive për moszgjedhjen e kryetarit të ardhshëm të Kuvendit.

‘Kjo deri më tani nuk ka ndodhur që nga pavarësimi i Maqedonisë. E mendoni se harxhohen para për çdo seancë deri më 20 mijë euro! Në vend se të punohet në reformat ligjore në Kuvend, paratë e qytetarëve harxhohen për seanca që nuk kanë asnjë rëndësi për përmirësimin e shtetit dhe tejkalimin e krizës që gjendet vendi’.

Nga PEPR poashtu shtohet se deputetët e OBRM-PDUKM-së duhet ta kuptojnë se ka shumicë parlamentare dhe se duhet të konstituohet Kuvendi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat