Komuna e Gostivarit i kundërpërgjigjet Lëvizjes Besa për rastet me autizëm

Maqedonia

Komuna e Gostivarit i kundërpërgjigjet Lëvizjes Besa për rastet me autizëm

Më: 18 prill 2017 Në ora: 15:55
Komuna e Gostivarit

Mungesa e kuadrove profesionale respektivisht mësimdhënësve për trajtimin e fëmijëve me autizëm është evidente dhe pamundëson plotësimin e vendeve të punës në instituciionet edukative, respektivisht çerdhet publike të qytetit, kështu në një kumtesë Komuna e Gostivarit jep sqarim për mungesën e kuadrove për trajtimin e fëmijëve me autizëm.

‘Mungesën e kuadrit të tillë nëpër institucionet edukativo-arsimore e kemi të evidentuar dhe punojmë për plotësimin e vendeve të punës’.

Nga komuna thonë se mungesën e kuadrit të tillë nëpër institucionet edukativo-arsimore e kemi të evidentuar dhe punojmë për plotësimin e vendeve të punës.

‘Përgjigjja ishte që për shkak të zhvillimeve politike, me rekomandim të Komisionit për Kundërkorrupsionit ka ndalesë të përkohshme për punësime dhe se pas formimit të qeverisë së re, kërkesa do të rishqyrtohet’.

Por, në esencë problemi qëndron tek mungesa e kuadrove profesionala për trajtimin e fëmijëve me autizëm. Në qoftë se do të paraqitet ndonjë kuadër i diplomuar, Komuna e Gostivarit, do të merr për sipër sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare për rrogën dhe kontributet shtesë, meq ëllim që sa më shpejt të evitohen mungesat e tilla, njofton AIM.

Lusim subjektet publike, në këtë rast subjektin politik ‘Besa’ që të përmbahet nga keqpërdorimi i rasteve të tilla të ndjeshme në shoqëri me motive politike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat