Promovim i Doracakut për parandalim të korrupsionit në administratën lokale

Maqedonia

Promovim i Doracakut për parandalim të korrupsionit në administratën lokale

Më: 19 prill 2017 Në ora: 08:50
Ilustrim

Fondacioni Konrad Adenauer dhe Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë (SHJRM) sot në Shkup do të promovojnë Doracak për parandalim të korrupsionit në administratën lokale.

Doracaku është përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Ai është përgatitur si vegël praktike e cila do t’u shërbejë nëpunësve shtetëror dhe të punësuarve në vetëqeverisjen lokale në punën e përditshme, duke kontribuar drejt përforcimit të qeverisjes së mirë në nivel lokal.

Doracaku është në dispozicion në gjuhën shqipe dhe maqedonase, ndërsa do të distribuohet deri te të gjithë njësitë e vetëqeverisjes lokale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat