Dimitriev: Deklaratat e Ramës nuk ju ndihmojnë marrëdhënieve të mira fqinjësore

Maqedonia

Dimitriev: Deklaratat e Ramës nuk ju ndihmojnë marrëdhënieve të mira fqinjësore

Më: 21 prill 2017 Në ora: 11:58
Kryeministri i qeverisë teknike në Maqedoni, Emil Dimitriev

Ka reaguar edhe kryeministri i qeverisë teknike në Maqedoni, Emil Dimitriev në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me bashkimin e shteteve shqiptare në rajon, nëse dështon integrimi në BE.

”Deklaratat e Ramës i shoh si të papërgjegjshme nga një socialist i cili hapur përdor nacionalizmin. Këto deklarata nxisin edhe reagimin e avokatëve të tij këtu në Maqedoni të cilët marrin krah për prishjen e qetësisë në vend. Këto deklarata nuk e ndihmojnë fqinjësinë e mirë në mes shteteve të rajonit. Ne e shohim të ardhmen tonë në BE dhe NATO dhe nuk kemi dilema për partnerët tanë strategjik.”

Dimitriev ka bërë thirrje edhe për ”mbështetësit e Ramës në Maqedoni”, duke ju thënë se nuk kalojnë lehtë deklaratat nacionaliste në Maqedoni. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat