Nxënësi i shkollës fillore në Gostivar sulmon arsimtarin

Maqedonia

Nxënësi i shkollës fillore në Gostivar sulmon arsimtarin

Më: 22 prill 2017 Në ora: 11:18
Klasa

Një pesëmbëdhjetë vjeçar ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime në kokë një mësuesi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në fshatin Simnicë të Gostivarit.

Nga SPB Tetovë informojnë se rastin në policia e ka paraqitur i punësuari gjatë ditës së djeshme rreth orës 8 të mëngjesit.

“Pesëmbëdhjetë vjeçari, nxënës në shkollën “Ismail Qemali” në fshatin Simnicë të Gostivarit, ka sulmuar fizikisht arsimtarin SH.K (62) nga ky fshat. Sulmit i ka paraprirë një zënkë e shkurtër verbale për shkak se nxënësi ka refuzuar që të futet në klasë, pas çka ai e ka sulmuar me grushta duke i shkaktuar lëndime të dukshme në pjesën e majtë të fytyrës”, deklaroi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Pas paraqitjes në polici të rastit nxënësi në prani të prindit është marrë në bisedë informative në Stacionin Policorë në Gostivar pas së cilës është lëshuar në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat